Veseli: Do ta mposhtim korrupsionin, që ta bëjmë Kosovën ndër vendet më të zhvilluara në Ballkan - Bota Sot
Veseli: Do ta mposhtim korrupsionin, që ta bëjmë Kosovën ndër vendet më të zhvilluara në Ballkan

Aktuale

Veseli: Do ta mposhtim korrupsionin, që ta bëjmë Kosovën ndër vendet më të zhvilluara në Ballkan

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 23:13
Foto

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Hoçën e Qytetit në Prizren, ku me qytetarët aty ka folur për luftën kundër korrupsionit.

Veseli ka thënë se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës.

“Me banorët e Hoçës së Qytetit në Prizren bisedova për luftën kundër korrupsionit, si rruga më e mirë për ta mbajtur rininë dhe për të ndërtuar të ardhmen që meriton Kosova.

Korrupsioni prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e çdo qytetari, duke rritur koston e jetës, dëmtuar cilësinë e shërbimeve publike, pakësuar mundësitë për sipërmarrje dhe dekurajuar investitorët e ndryshëm privatë.

Zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës.

Shpërndajeni nëse dëshironi transformim për Kosovën!”, ka shkruar Veseli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...