Kusari-Lila: Asnjëherë s’u trajtua seriozisht mundësia e bashkëpunimit me AAK-në - Bota Sot
Kusari-Lila: Asnjëherë s’u trajtua seriozisht mundësia e bashkëpunimit me AAK-në

Aktuale

Kusari-Lila: Asnjëherë s’u trajtua seriozisht mundësia e bashkëpunimit me AAK-në

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 00:46
Kusari-Lila

Kandidatja për deputete nga lista e Vetëendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Isa Mustafa kishte kërkuar që Alternativa si funksion politik të shkrihet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por një gjë të tillë nuk e kërkoi Albin Kurti.

”Isa Mustafa na tha shkrihuni në kuadër të LDK-së dhe më mos e përmendi më Alternativën”, është shprehur ajo.

Veç kësaj në Analizën Zgjedhore, Kusari-Lila tregoi se pse zgjodhi Vetëvendosjen por jo AAK-në apo PDK-në.

Ajo tha se asnjëherë nuk i ka trajtuar seriozisht mundësitë e bashkëpunimit me Ramush Haradinajn.

”Procesi zgjedhor nuk është proces që duhet me ndodh dhe duhet të ndryshohet varësisht nga situata në të cilën gjendesh vet. Asnjëherë as nuk është trajtuar seriozisht komunikimi apo mundësia e bashkëpunimit me Ramush Haradinajn. Arsyet e takimit ishin krejtësisht kolegiale politike”.

”Zyrtarët e AAK-së më kanë kontaktuar prapë duke më ftuar me oferta të ndryshme. Unë i kam thënë se jam këtu që kundërshtitë e mia ndaj jush nuk janë personale por janë krejtësisht me formën e qeverisjes dhe janë parimore. Më përpara nuk hy fare në proces zgjedhor se sa të jem pjesë sa për të thënë për të pasur një pozitë”.

”Për 10 vjet në politikë, vazhdimisht kam qenë në pole të kundërta për AAK-në dhe pak a shumë kam arrit me kuptuar organizatën prej brenda, dhe forma se si e ka menaxhuar shtetin, është e gabueshme”.

”Me Uran Ismailin jam taku. Më ka ftuar në një takim, kemi pi kafe bashkë por s’kemi hy në detaje të ofertës politike, ai ka tregu na ofroi të bëhem pjesë e listës”.

”Njëjtë ka menduar se ne do të jemi në koalicion me Vetëvendosjen prandaj s’na kanë ftu, dhe kanë disa ide të reja. Jam shumë këmbëngulëse me faktin që duhet me pasë një qeverisje ndryshe. S’mund t’ju jap shans ta vazhdojnë atë qeverisje sepse i kanë bërë shumë dëme Kosovës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...