KQZ: Lista përfundimtare e zgjedhjeve të 6 tetorit me 1,937,869 emra të votuesve

Aktuale

KQZ: Lista përfundimtare e zgjedhjeve të 6 tetorit me 1,937,869 emra të votuesve

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 12:21
Ilustrim

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor të vitit 2017.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895. Katër 4 qendra të votimit më pak se në zgjedhjet lokale, të datës 22 tetor të vitit 2017, dhe numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, pra janë 42 vendvotime më shumë se në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor.

KQZ thotë se numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 6 tetor të këtij viti, është 111 mijë e 733 votues.

“87 mijë e 180 votues të rinj që pas zgjedhjeve lokale 2017 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019. 24 mijë e 553 votues që nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve në Zgjedhjet Lokale 2017, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve lokale 2017. Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur pas Zgjedhjeve Lokale 2017 dhe numri i votuesve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është 46 mijë e 917”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat