Haradinaj: Dialogun s’ia kam lënë në dorë Thaçit, por ia kam heq prej dore

Aktuale

Haradinaj: Dialogun s’ia kam lënë në dorë Thaçit, por ia kam heq prej dore

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 13:48
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ia kishte lënë në dorë dialogun presidentit Hashim Thaçi, por ia ka hequr duke e kthyer në një tavolinë serioze së bashku me Angela Merkelin e Emmanuel Macronin.

“Nuk ia kam lënë në dorë presidentit, por ia kam heq prej dore. E kemi heq prej një dialogu prej dyerve të mbyllura, prej agjendave të fshehta dhe e kemi kthyer në një tavolinë serioze të dy liderëve siç janë Angela Merkel dhe Emmauel Macron. Ia kam heq prej dore qysh ka qenë duke u zhvilluar”, ka thënë Haradinaj në debatin “Fol Hapur”.

Haradinaj është shprehur optimist se do të gjendet një zgjidhje, derisa ka theksuar se është një nga liderët me qëndrimet më të qarta karshi dialogut.

“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje. Marrëdhëniet me një palë duhet me qenë të qarta e jo të mjegulluara. Qartësia ime në marrëdhëniet me Serbinë nuk ka lënë dilema se cila do të jetë zgjidhja. Mendoj që prej udhëheqësve të Kosovës askush nuk ka qëndrime më të qarta”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat