Kundërshtari i Vuçiq: Kemi planin për Kosovën - nuk do të zbatohet me Vuçiqin, Haradinajn dhe Thaçin

Aktuale

Kundërshtari i Vuçiq: Kemi planin për Kosovën - nuk do të zbatohet me Vuçiqin, Haradinajn dhe Thaçin

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 13:52
Dragan Gjilas

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) Dragan Gjilas tha sot se pretendimi i presidentit serb se askush përveç tij nuk kishte një plan për Kosovën ishte i saktë, dhe kujtoi se SSP në maj kishte paraqitur deklaratën e saj të pajtimit, që nënkupton normalizimin e marrëdhënieve midis serbëve e shqiptarëve.

Gjilas u tha gazetarëve para Presidencës serbe se plani parashikon që njerëzit që kanë kryer krime lufte nuk mund të marrin pjesë në procesin e pajtimit, pasi pajtimi me njerëz të tillë është i pamundur, pasi ‘një fjalë e tillë nuk ekziston në fjalorin e tyre’.

Ai tha se nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje e statusit përfundimtar në këtë kohë, pasi shqiptarët këmbëngulën për pavarësinë dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare i mbështeti ata.

“Për këtë është e nevojshme të insistohet në normalizim, që do të thotë heqje e provokimeve, heqje e taksave, mundësimi i lëvizjes së lirë, si dhe zgjidhjen e çështjeve të tjera që tani janë në diskutim”, tha ai.

Ai tha se bashkëbiseduesit e mundshëm për planin janë kushdo që dëshiron ta pranojë atë dhe se është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

"Kjo është mënyra e vetme. Ata janë përpjekur për shtatë vjet me Vuçiqin. Çfarë  arritën? ", tha Gjilas, duke shtuar se ‘kjo mund të zgjidhet vetëm pa njerëz si Aleksandar Vuçiq dhe liderët e Kosovës Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat