Hipokrizi/ Pse hesht Frashër Krasniqi ndaj bashkëpartiakut pa diplomë fakulteti?

Aktuale

Hipokrizi/ Pse hesht Frashër Krasniqi ndaj bashkëpartiakut pa diplomë fakulteti?

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:45
Frashër Krasniqi dhe Dukagjin Gorani

Kandidati për deputet i Partisë Socialdemokate të Kosovës, Frashër Krasniqi gjatë një debati politik ditë më parë, kishte sulmuar ish bashkëpartiakun e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti për mungesë të diplomës së fakultetit.

Në këtë debat, kjo mbase ka qenë ndër “armët” kryesore të Krasniqit, ndaj rivalit të tij duke e sfiduar vazhdimisht me pyetje rreth kësaj çështjeje. Krasniqi ka insistuar dhjetëra herë në këtë pyetje.

“Tregom a e ke kry fakultetin? Valdrin a e ke kry fakultetin?….A e ke kry fakultetin? As nuk e ke kry fakultetin, ke ngelë në shkollë të mesme…….” , kishte insistuar përfaqësuesi i PSD-së.

Por, Frashër Krasniqi nuk e ka bërë të ditur asnjëherë qëndrimin e tij ndaj bashkë partiakut në PSD, Dukagjin Goranit i cili siç ka raportuar dje media, e ka të kryer vetëm shkollën e mesme.  

Ai nuk është shfaqur kurrë publikisht për ti denoncuar dukuritë e njëjta brenda llojit, të cilat zgjedh t`i përdorë në diskursin ndaj kundërshtarëve politikë. 

Për më tepër, duke mbyllur gojën, Krasniqi ka pranuar të jetë në një ombrellë me bashkë partiakun e tij, i cili ka kryer vetëm shkollën e mesme.

Media ka kontaktuar sot Frashër Krasniqin për ta marr një qëndrim të tij rreth kësaj çështjeje, por ai pasi ka dëgjuar për pyetjen e ka mbyllur telefonin duke kërkuar që ta telefonojmë gjysmë ore më vonë.

Aplikimi i standardve të dyfishta nga politikanët kosovarë dhe josiqeriteti i tyre para publikut,  dëshmon se në shumicën e rasteve ata nuk e kanë seriozisht luftimin e dukurive negative por e përdorin këtë diskurs në kpohë fushate me qëllim të mashtrimit të opinionit për të fituar vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat