Analisti Haziri tregon se cila është partia që mund të ndal ikjen e qytetarëve nga vendi

Aktuale

Analisti Haziri tregon se cila është partia që mund të ndal ikjen e qytetarëve nga vendi

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:55
Ilustrim

Analisti Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se shpresa e vetme për mos ikjen e qytetarëve nga vendi është Kryeministrja Vjosa Osmani.

“Mendoj se nëse më 6 tetor LDK-ja konfirmohet si parti e parë, e cila do te drejtoj edhe qeverinë me kryesimin e Vjosa Osmanit si kryeministre, është shpresa më e madhe që të ndalet ikja masive e njerëzve tanë për në shtetet e perëndimit, sidomos e të rinjëve, pasi që do të fillohej që njerzit të kenë besim në vendin e tyre, me një qeveri që do udhëhiqej nga një personalitet sic është znj.Osmani që nuk e lëndon imazhin e vendit tonë, përkundrazi e avancon dhe e bën më të respektueshëm edhe në arenën ndërkombëtare”.

Sipas tij, kjo është normale që është e pamjaftueshme nëse nuk përcillet me reforma të tjera siç është krijimi i kushteve për investime që do të prodhonin vende të reja pune, krijimin e mundësive të barabarta, qoftë në punësim, shkollim etj, vendosjen e rendit dhe ligjit, forcimin e demokracisë, me një fjalë një reforme që do të ishte katalizator i vënjes në funksionim të shtetit në të gjitha sferat.

“Unë besoj se këtë ka mundësi ta afrojë kryeministrja në ardhje znj. Vjosa Osmani”, theksoi Haziri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat