Kurti prezanton anëtarin më të ri të Vetëvendosjes

Aktuale

Kurti prezanton anëtarin më të ri të Vetëvendosjes

Nga: A.ZH Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:13
Besim Ymeri dhe Albin Kurti

Edhe një anëtar i ri në Lëvizjen Vetëndosje.

Bëhet fjalë për Besim Ymerin nga Ferizaj, inxhinier dhe mbikqyrës teknik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Postimi i Kurtit:

Besim Ymeri i bashkohet radhëve tona

Besimi është nga Ferizaj dhe ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ dhe ato master në Universitetin e Ëollongong në Dubai për Administrim Biznes. Në Dubai Besimi ka punuar edhe si mbikqyrës teknik për disa vite në kompaninë e njohur BMË. Këtë vit Besimi është kthyer me familjen e tij për të jetuar në Kosovë dhe tashmë ka vendosur të na bashkohet. Kthimi do t’i lehtësohet Besimit me angazhimin në Lëvizje dhe me ndryshimet e mëdha që do t’i mundësojmë së bashku në shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat