Veseli: Do të subvencionohen kreditë familjare për termo-izolim - Bota Sot
Veseli: Do të subvencionohen kreditë familjare për termo-izolim

Aktuale

Veseli: Do të subvencionohen kreditë familjare për termo-izolim

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:27
Foto nga vizita

Kandidati i PDK-së për kryeministër Kadri Veseli, ka deklaruar se brenda dy viteve të ardhshme do të legalizohen të gjitha ndërtimet që janë të pa legalizuara në Kosovë.

Veseli teksa ka marrë pjesë në prerjen e shiritit të fabrikës së stiroporit "Iso Term" në Vraniq të Suharekës, ka thënë se brenda 4 vjetësh beson se rreth 90 për qind e shtëpive që janë pa izolim do të izolohen.

Veseli: Brenda dy vjetësh do të përfundojë legalizimi i objekteve pa leje

"350 mijë ndërtime janë pa leje në Kosovë aktualisht, të cilat presin për t'u legalizuar. Janë rreth 8 deri në 10 miliardë euro, të cilat janë të qytetarëve tanë kanë për të hyrë në tregun e shitblerjeve. Brenda dy vjetësh këtë do ta përfundojmë për t'i ikur të gjitha procedurave burokratike dhe abuzimeve dhe t'i hapim perspektivë një të ardhme më të mirë për familjet tona. Gjersa ky projekti i prodhimit të këtyre izolatorëve përkon pikërisht edhe me mesazhin të cilin unë dua ta dërgojë, jam shumë i bindur që brenda katër vjetëve të ardhshme rreth 90 për qind e shtëpive që tani janë pa izolim kanë për t'u suvatuar dhe izoluar në Kosovë. I ftoj qytetarët tanë dhe prodhuesit e këtyre sistemeve të izolimit sa më shumë zgjeroni veprimtarinë për faktin se do t'iu orientojë dhe do të subvencionojë gjitha familjet të cilat i izolojnë shtëpitë e tyre", u shpreh ai.

Veseli përmendi disa nga arsyet që pse sipas tij është e rëndësishme një gjë e tillë.

Veseli: Do të subvencionohen kreditë familjare për termo-izolim

"E kursejmë energjinë elektrike, i mbrojmë pyjet tona mbi 50 për qind do të bëhet mbrojtja e pyjeve dhe e ambientit tonë, për aq sa rritet edhe kualiteti i jetesës në një ambient kur kemi një izolim të tillë. Për arsye se dihet shtëpitë e izoluara dje të pa izoluara në çfarë ambiente jetojnë. Si Qeveri e Kosovës do të subvencionohen kreditë familjare për termo-izolim, për aq sa jemi falënderues. Ju e dini është një projekt i amerikanëve, po vijnë amerikanët të na mësojnë si është më mirë, kam kërkuar edhe më herët, por tash do ta marrë në dorë vetë. Për aq sa vendosin para nga taksapaguesit e amerikanëve, ne do të vendosim dyfish më shumë para për të izoluar shtëpitë tona për fëmijët tanë. Kjo është e ardhmja jonë dhe legalizimi i pronave", tha Veseli.

Pronari i fabrikës "Iso Term" Mujë Llugaxhiu, tha se ka shumë punë për të bërë në Kosovë.

Llugaxhiu: Kemi shumë punë

"Unë fjalë nuk di shumë të flas, por punë kam shumë", tha ai.

Pretendenti për kryeministër nga PDK Kadri Veseli sot gjatë ditës ka vizituar edhe disa biznese në komunën e Suharekës.

Ndalesën e parë Veseli e kishte te fabrika e mobileve "Te Naseri", ka vizituar edhe fabrikën e këpucëve "Solid". Po ashtu, ka vizituar edhe fabrikën e mobileve "Graniti", si dhe fabrikën e pijeve "Frutex".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...