Gjuriq: "Politikanët shqiptarë duan që të nxjerrin Beogradin nga dialogu"

Aktuale

Gjuriq: "Politikanët shqiptarë duan që të nxjerrin Beogradin nga dialogu"

Nga: F.B Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:31
Marko Gjuriq

"Politikanët shqiptar duan që të nxjerrin Beogradin nga dialogu për Kosovën dhe të bisedojnë me serbët e Kosovës që ata do të vendosin dhe të cilët nuk do kundërshtonin pavarësinë” ka thënë i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Marko Gjuriq.

Duke komentuar deklaratën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti se dialogu për Kosovën duhet të vazhdohet me “serbët e Kosovës” sepse kjo është çështje e brendshme e Kosovës, Gjuriq ka thënë se politikanët shqiptar në Kosovë nuk janë pajtohen në shumë gjëra por janë unik kur kundërshtohen serbët.

''Nuk ka thënë rastësisht Kurti këtë dhe nuk janë fotografuar kot disa serb të Kosovës. Ata përpiqen që të nxjerrin Listën Serbe dhe përfaqësuesit autentik të serbëve nga parlamenti dhe të realizojnë nxjerrjen e Serbisë nga dialogu', ka thënë Gjuriq.

Prandaj politikanët shqiptar flasin për bisedime jo me Beogradin dhe Serbinë por me kinse përfaqësuesit e serbëve që ata i kanë vendosur që si thotë Gjuriq nuk do të kundërshtonin pavarësinë e Kosovës.

'' Janë mendime të mira dhe fantastike... Kjo do të ishte sikur unë të sillja shqiptarë që mbështesin integritetin dhe sovranitetin e Serbisë në të gjithë territorin, që ka dhe të them se me këta dua të zgjidhim çështjen e Kosovës” tha Gjuriq.

Deklarata e Kurtit tregon se ai dhe politikanët tjerë shqiptar nuk mendojnë seriozisht për dialogun me Serbinë dhe duan që zgjedhjet pasuese të i shfrytëzojnë që të ju merret serbëve zëri dhe ndikimi në institucione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat