Daçiq me Tanin :"UNMIK në Kosovë me rëndësi për jetën e dinjitetshme të serbëve" - Bota Sot
Daçiq me Tanin :"UNMIK në Kosovë me rëndësi për jetën e dinjitetshme të serbëve"

Aktuale

Daçiq me Tanin :"UNMIK në Kosovë me rëndësi për jetën e dinjitetshme të serbëve"

Nga: F.B Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:45
Ivica Daçiq

Ministri serb i punëve të jashtme Ivica Daçiq n takim me përfaqësuesin special të OKB dhe shefin e UNMIK-ut Zahir Tanin ka theksuar se :"UNMIK në Kosovë me rëndësi për jetën e dinjitetshme të serbëve", shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e mos zvogëlimit të pranisë dhe veprimit të UNMIK-ut në Kosovë, ashtu që të krijohen kushtet për jetë normale dhe të dinjitetshme të serbëve dhe joshqiptarëve në harmoni me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Ky takim është mbajtur në kuadër të vizitës së rregullt të Tanin në Beograd në prag të mbledhjes së KS për punën e UNMIK0ut që mbahet në tetor. Daçiq ka theksuar rëndësinë e kontinuitetit të shqyrtimit të çështjes së Kosovës në mbledhjet e KS duke pasur parasysh situatën politike dhe sigurisë në Kosovë.

"U bisedua për ndjeshmërinë e situatës në Kosovë, në kontestin e hapave provokues dhe të njëanshëm të palës së Prishtinës që ka ndërmarr në periudhën e shkuar që janë në kundërshtim me frymën e dialogut dhe nxisin shtesë tensionet ", thuhet në kumtesë pas këtij takimi.

Daçiq ka falënderuar tanin për punën dhe ndikimin në realizimin e mandatit të UNMIK-ut në pritje që misioni në të ardhmen do punoj në kapacitetin e tij të plotë sipas rezolutës 1244.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...