Hashim Thaçi në SHBA, takon guvernatoren e Iowas

Aktuale

Hashim Thaçi në SHBA, takon guvernatoren e Iowas

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:06
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast ka takuar guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

Thaçi e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku ndër tjera ka shkruar se ka falënderuar guvernatoren për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës.

“Në Iowa të SHBA-së, takova Guvernatoren Kim Reynolds, të cilën e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i ka ofruar Kosovës dhe vazhdon t’i ofrojë” shkroi ai në Facebook.

Ai ndër tjera shtoi se bashkëpunimi me këtë shtet amerikan ka filluar me FSK’në dhe tani është zgjeruar edhe në shumë fusha të tjera, duke përfshirë edhe edukimin në programe arsimore.

“Bashkëpunimi që kishte nisur me FSK-në, tani është zgjeruar në fusha të tjera, si edukim dhe në programe të specializuara, siç është “Women in Energy”. Po ashtu, janë vënë hapat e parë për krijimin e parakushteve për ardhjen e investimeve të drejtpërdrejta të kompanive nga Iowa në sektorin e energjisë në Kosovë. Jemi të bekuar që kemi miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“ shkroi Thaçi në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat