Shala: PDK ka marrë masa të prekshme kundër ndotjes së ajrit

Aktuale

Shala: PDK ka marrë masa të prekshme kundër ndotjes së ajrit

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 20:53
Ferat Shala

Ish-ministri i ambientit dhe mjedisit, Ferat Shala, në debatin e sotëm në RTK 1, ka thënë se PDK është partia e vetme që ka ofruar zgjidhjet më të mira për mjedisin.

“PDK me programin e saj ka ofruar zgjidhjet më optimale dhe më të mira mjedisore.

Gjatë kohës kur unë kam drejtuar ministrinë janë ndërmarrë hapat e parë, sepse deri atëherë nuk ka pasur asnjë veprim, as juridik, as operacional, as shkencor e as teknik në përmirësimin e jetës mjedisore, në kuptimin e ndotjes mjedisore nga termocentrale dhe problematikat e mjedisit”, ka thënë Shala.

Sipas tij në kohën kur kjo ministri është drejtuar nga PDK janë marrë hapa konkret edhe legjislativ edhe operacional.

“Ndonëse kemi qeverisur shkurt me këtë ministri, për herë të parë në atë kohë është nxjerrë në pah problematika e ndotjes së ajrit dhe kemi marrë masa të prekshme kundër ndotjes së mjedisit. Kemi angazhuar ekspertë ndërkombëtarë nga Japonia, të cilët i kanë identifikuar problemet, i kanë bërë matjet dhe kemi siguruar donacione të shumta për përmirësimin e infrastrukturës ligjore”, ka shtuar Shala.

Megjithatë, ai ka thënë se për fat të keq çdo gjë ka ngelur aty ku e kishte lënë PDK.

“I vetmi projekt që është zhvilluar dhe ka përfunduar është ai që e kemi nisur ne me japonezët”, ka nënvizuar Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat