Arrestohet Sali Berisha në Pejë - Bota Sot
Arrestohet Sali Berisha në Pejë

Aktuale

Arrestohet Sali Berisha në Pejë

Nga: A.ZH Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Gjykatësi Sali Berisha, i cili gjykon në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

“Burime nga Policia e Kosovës, konfirmojnë për BetimipërDrejtësi se është arrestuar Gjykatësi Sali Berisha i cili gjykon në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë.

Me urdhër të Prokurorit të PSRK të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit prej 48 orëve, për dyshime për vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare!

Lajmi konfirmohet edhe nga PSRK”, ka shkruar Miftaraj./BS

Image
Sali Berisha
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...