Fitore Pacolli: Duhet ta lidhim ekonominë me tregun e punës

Aktuale

Fitore Pacolli: Duhet ta lidhim ekonominë me tregun e punës

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 22:02
Fitore Pacolli

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se duhet bërë lidhja mes ekonomisë dhe tregut të punës në mënyrë që të zgjidhen problemet ekonomike të vendit.

Ajo ka dhënë edhe idenë që studentët e teknologjisë ushqimore të punësohen në kuzhinën qendrore të Prishtinës.

“Studentët e teknologjisë ushqimore nuk kanë as punë praktike…Mund ta marrim shembull kuzhinën qendrore të Prishtinës” tha Pacolli.

Ajo tutje shtoi se në momentin që kuzhina e Prishtinës u vu nën kontrollin e Komunës së Prishtinës, kryeqyteti ka kursyer 200.000 euro.

“Kuzhina qendrore i është dhënë kompanisë Beni-Dona. Komuna ia ka ofruar 600.000 euro kësaj kompanie për furnizimin e çerdheve publike. Në momentin që kontrata ka skaduar kuzhina është vendosur nën kontrollin e komunës. Nga kjo i kemi kursyer 200.000 euro” tha Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat