Mazrekaj “godet” Veselin: Kënd po don ta mashtrojë protagonisti i Klanit Pronto?

Aktuale

Mazrekaj “godet” Veselin: Kënd po don ta mashtrojë protagonisti i Klanit Pronto?

Nga: A.ZH Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:19
Kadri Veseli

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka kritikuar ashpër kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Kadri Veselin.

Mazrekaj e ka quajtur hipokrite fushatën e PDK-së me thirrjen për luftën kundër korrupsionit.

Ai në një postim në Facebook, ka pyetur se si mund të pritet që PDK-ja e Veselit, ta luftojë korrupsionin, kur sipas tij, ajo për vitet e saj në pushtet, “mjet pune e kishte korrupsionin”.

“Kënd po don ta mashtrojë protagonisti i Klanit Pronto?”, ka shkruar Mazrekaj.

Postimi i plotë i Mazrekajt:

Pronto kundër Prontos, me të vërtetë qesharake e paturpshme

Sa hipokrite kjo fushata e PDK-së me thirrje për luftën kundër korrupsionit.

Më thoni miq, si mund të pritet nga PDK-ja e Kadri Veselit që ta luftojë korrupsionin, kur për shumë vite me radhë sa ishte në pushtet,korrupsionin e pati mjet pune.

Kënd po donë ta mashtrojë protagonisti i Klanit Pronto?

Populli është ngopur nga hipokrizia e paturpshme e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat