Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga PDK, Ferat Shala e ka vlerësuar lartë veprimtarinë e Ahmet Morinës, për të cilin thotë se gjithmonë i dha Kosovës, e kurrë nuk kërkoi të marrë asgjë prej saj.
Postimi i Shalës në Facebook:
Me Bacën Ahmet (Morina) edhe pas më shumë se tri dekadash shoqërie e miqësie vazhdojmë të pajtohemi për shumëçka.
Mësues dhe ekonomist i përkushtuar, aktivist i palodhur dhe luftëtar trim, ai më ka shoqëruar gjatë gjithë veprimtarisë sime politike dhe ushtarake.
Shumëçka kam mësuar nga ky njeri. Gjithmonë e kam admiruar karakterin e këtij burri; përkushtimin dhe përgjegjësinë në punë, saktësinë dhe korrektësinë në detyrë, urtësinë dhe modestinë në kuvende burrash.
Kontributi i tij në themelimin dhe administrimin logjistik të njësitit “Pëllumbi”, e bënë atë një hero të heshtur. Ahmet Morina gjithmonë i dha Kosovës, e kurrë nuk kërkoi të marrë asgjë prej saj.
Edhe sot, edhe pse në pension, ai këmbëngul të jetë pjesë e qytetarisë aktive, aktivist i palodhur në shumë projekte për të mirën e vendit dhe brezave që do të vijnë pas nesh.
Të rrallë janë burrat si Ahmet Morina - idealistë që u paraprijnë kohërave të tyre.