Ganja e PDK-së sqaron punësimin e motrës në konsullatën e Kosovës në Frankfurt

Aktuale

Ganja e PDK-së sqaron punësimin e motrës në konsullatën e Kosovës në Frankfurt

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:55
Ganimete Musliu

Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganimete Musliu, ka thënë se PDK ka përpiluar planin e saj për të luftuar korrupsionin.

Musliu, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë ngritja e temës së korrupsionit nga Kadri Veseli dhe puna e mirë e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndikuar që qytetarët të vetëdijesohen për korrupsion.

Ajo ka thënë se qytetarët nuk duhet të bëhen pjesë e korrupsionit edhe nëse sakrifikojnë veten dhe refuzojnë ndonjë favor.

Kandidatja e PDK-së për deputete ka thënë se lufta kundër korrupsionit bëhet nëse në të përfshihet të gjitha palët siç janë qytetarët, mediat dhe institucionet shtetërore.

“PDK në krye me Kadri Veselin ka përpiluar planin shtatë pikësh për të luftuar korrupsionin”.

Musliu ka thënë se është krijuar një percepsion i keq që nëse një zyrtarë është i korruptuar akuzohen të gjitha institucionet shtetërore.

Ish-deputetja e PDK-së ka sqaruar edhe pozitën e motrës së saj në diplomaci.

“Motra ime është konsulle e përgjithshme në Frankfurt. Ajo në diplomaci ka konkurruar para se unë të kandidojë për deputete. Motra ime ka qenë bartëse e të gjitha proceseve në Kosovë. Ka qenë në demonstrata, pajtime të gjaqeve etj. Është shkolluar në një vend evropian dhe ka gradën master dhe thjeshta ajo ka konkurruar në një konkurs të barabartë dhe sot ushtron detyrën e saj”, tha më tej Ganimete Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat