Sherifi: Nuk mjafton koalicioni VV-LDK për të krijuar qeverinë - Bota Sot
Sherifi: Nuk mjafton koalicioni VV-LDK për të krijuar qeverinë

Aktuale

Sherifi: Nuk mjafton koalicioni VV-LDK për të krijuar qeverinë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 00:12
Billal Sherifi

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Billal Sherifi, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Sherifi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për koalicionet paszgjedhore.

“Nuk mjafton vetëm një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK’së”, ka thënë Sherifi.

“Dy partitë e para nuk do arrijnë të i bëjnë 61 mandate. Nëse nisemi nga principi se qeveria e ardhshme nuk do të varet nga Lista serbe. Dy partitë e mëdha duhet t’i marrin më së paku 51 mandate për të kaluar një qeveri minorene me mandatet e minoriteteve përjashtim bëjnë serbët”

Tutje Sherifi ka thënë se sondazhet e fundit e vendosin koalicionin Nisma-AKR-PD diku 7.6%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...