Beka-Kamberaj: Qeverisja e Kosovës me kryeministre Vjosa Osmani do të jetë properëndimore

Aktuale

Beka-Kamberaj: Qeverisja e Kosovës me kryeministre Vjosa Osmani do të jetë properëndimore

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 10:35
Flutura Beka Kamberaj

Flutura Beka Kamberaj kandidate nga lista e LDK-së, duke shpalosur pikat e programit elektoral, ka nënvizuar që Qeverisja e Kosovës me kryeministre Vjosa Osmani do të jetë properëndimore dhe sipas modelit Rugovian dhe jo qeveri që prodhon skandale. Qeverisja me LDK-në do të pasqyrohet para botës me te arriturat e rinisë sonë, dhe jo me politikan të korruptuar.  

LDK ka program që do të qeverisë në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare. 

Ajo me tej theksoi se ky është model qeverisës që ka nevojë Kosova, dhe këtë model do t’a ofrojë LDK-ja me besimin e qytetarëve  që vendi ynë të përfaqësohet me suksese dhe jo dështime apo afera korruptive. Do të krijojmë shpresë për këtë vend  dhe do të ndalim zbrazjen e Kosovës nga rinia jonë.

“Me votën e qytetarëve dhe me kryeministre Vjosa Osmanin ne do t’a kthejmë interesin për shtetin dhe qytetarët duke luftuar nepotizmin, korrupsionin. Mitrovica është qytet që më së shumti e ka vuajtur pushtetin e deritanishëm. Dëshpërimin e krijuar në masën e qytetarëve tash e 20 vjet nga njerëz që pushtetin e shohin si pasurim për vetën e tyre dhe grupacionet e tyre, do t’a kthejmë në shpresë sidomos për të rinjtë”, ka thënë ajo.

“Pra vet programi ynë synon zhvillimin dhe i jep fund izolimit të vendit. Prandaj vota dhe besimi i qytetarëve nuk do të lejojmë që të keqpërdoren siç ka ndodh deri më tani. LDK është partia që i ka hap dyert Kosovës për në botën demokratike, dhe do të vazhdojë t’a bëjë këtë me qeverisjen e re duke hapur perspektivë për qytetarët dhe jo t’a shohin mundësinë e vetme, ikjen. Bashkëpunimi ynë do të përfshijë edhe sektorin privat për zhvillim ekonomik dhe do të vazhdojmë me lehtësimin e punës së bizneseve”, ka shtuar Beka Kamberaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat