Loshi: Kadri Veseli s’mund të shkojë përpara nëse s’e pagun çmimin për veprimet e liga

Aktuale

Loshi: Kadri Veseli s’mund të shkojë përpara nëse s’e pagun çmimin për veprimet e liga

Nga: V.R Më: 20 shtator 2019 Në ora: 11:00
Kadri Veseli

Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike, Liri Loshi, ka komentuar për situatën në vend. Ai shprehet se shumë gjëra të cilët i flet Kadri Veseli, janë mirë por se partia të cilën e udhëheq ka punuar keq.

Ai ka deklaruar se Kadri Veseli nuk mund ta merrë besimin pa paguar çmimin për dëmet që i janë bërë vendit.

Loshi më tej, ka thënë se të gjithë infrastrukturën për kapjen e shtetit e ka ndërtu vetë Kadri Veseli me argatët e tij.

Postimi plotë:

Janë plot sene që i flet Kadri Veseli e që i ka mirë, por partia e tij ka punu keq! Tash nuk mundesh me marrē besimin e ri pa e pagu çmimin për punët e kqija. Krejt infrastrukturën për kapjen e shtetit e ka ndërtu vetë Kadri Veseli me argatët e tij, pra me SHIK-un. Kjo është arsyeja pse ai pas Thaçit u bë lider partie, pra me veprimet e tij të nëntokës dhe jo me ndonjë aktivitet politik. Korrupsioni është projekt i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që përmes parasë ta forconjne dhe mbajnë të fortë PDK-në dhe për të kapur çdo segment shtetëror permes secilit, mu si në Korenë Veriore, kontrollohet çdo gjë “e gjallë” nga partia. Tash përtëritja e partisë me njerëz të rinj është hap i qëlluar dhe premtues për korrigjimin e gabimeve. Mirëpo, ato gabime nuk janë vetëm të Hashim Thaçit, janë edhe të Kadri Veselit. Nuk mundet Veseli me u ba feniks, thuase u ringjall nga hiri dhe do t’i ndreq gabimet e të tjerëve! Gabimet janë të tij, më shumë se tē çdo kujt tjetër. Dhe për ato gabime ai duhet të tërhiqet nga politika. Pastaj ai që i zë vendin duhet të jetë një emër i ri që nuk ka mrri të përfitojë asgjë nga projekti i tij i korrupsionit. Shumë vështirë është të gjendet një i tillë në PDK. Mbase, do të gjendet ndonjë grua. Nuk është ide e keqe që pikërisht PDK të kalojë në emrin e një gruaje, ashtu sikurse ka kaluar banesa e Kadri Veselit, për shembull. Të pastrohet në opozitë disa vjet dhe pastaj të kthehet. Kadri Veseli po i jep zor kot. Po i jep zor, ashtu sikur nuk do te duhej t’i jipte. Ai po konkurron me krejt forcat për të dalë i pari dhe për ta mbajtur Kosovën nën sundim aq gjatë sa të jetë e mundur. Por, duhet lloagritur se edhe nëse PDK del e para, me një votë rreth 30 për qind, është 70 përqindëshi tjetër që nuk don me pa me sy PDK-në, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kryeministri i Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm në shërbim të atyre që i kanë siguruar votën. Merreni shembull Ramush Haradinajn. Ai asnjëherë nuk e ka pasur mbi 10 për qind të votave, por si kryeministër ka pasur një përkrahje të gjerë në popull. Këtë përkrahje shihet qartë se nuk e ka Kadri Veseli, pra as atëherë kur arrin trefishin e votave të Ramushit. Pothuaj të gjitha partitë në Kosovë, përveç Vetëvendosjes kanë klientelën e tyre, apo hambarët ku u marrin votat. Por, asnjë kandidat nuk është i urrejtur për shumicën tjetër sa është Kadri Veseli. Njeriu duhet me pa veten. Ose kur nuk e sheh, me pyet njerëzit rreth vetes se çfarë mendon populli për të dhe ata i tregojnë. Gjasat që Kadri Veseli të bëhet një lider i dashur për shumicën popullore, janë zero. Me gjasat zero nuk di ku mund të shkojë njeriu! Në zyrë publike nuk është mençuri me hy kur e di se paraqet provokim për popullin. Ne po duam të jetojmë në harmoni dhe paqe e jo në konflikt permanent që mund të na shpjerë në ndonjë luftë qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat