Ndërron jetë Njazi Uruqi, nënoficer i lartë i FSK-së

Aktuale

Ndërron jetë Njazi Uruqi, nënoficer i lartë i FSK-së

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:34

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, rreshter i parë, Nijazi Jetullah Uruqi.

Homazhet për nënoficerin e lartë Nijazi Uruqi do të mbahen sot duke filluar nga ora 12:00-13:00 në kazermën “New Born” të FSK-së në Gjilan, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 14:00 në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit.

Nijazi Uruqi ka lindur më 16 mars 1975 në fshatin Bresalc.

Nijazi Uruqi u kthye nga kurbeti dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut.

Me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës ka shërbyer në Zonën e Gjashtë të TMK-së. 

Nijazi Uruqi, rreshter i parë i FSK-së, ka shërbyer me përkushtim të madh në Regjimentin Mbrojtjes Civile në Pomozotin, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës. 

Njaziu një jetë të tërë ia kushtoi lirisë dhe krijimit të shtetit të Kosovës.

Nijazi Uruqi ka lënë pas vetes katër fëmijë dhe bashkëshorten.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, me rastin e ndarjes nga jeta të rreshterit të parë, Nijazi Uruqi, ju shpreh ngushtime familjes, miqve dhe pjesëtarëve të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat