Limaj: Dialogu, politika e jashtme dhe bujqësia, prioritetet e programit qeverisës - Bota Sot
Limaj: Dialogu, politika e jashtme dhe bujqësia, prioritetet e programit qeverisës

Aktuale

Limaj: Dialogu, politika e jashtme dhe bujqësia, prioritetet e programit qeverisës

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:54
Limaj në ‘Fol hapur’

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një qeveri reformatore.

Limaj që ka marrë pjesë në debatin "Fol Hapur", të organizuar nga Lëvizja Fol ka paraqitur programin qeverisës të koalicionit.

Ai ka folur edhe për dialogun me shtetin serb dhe për taksën e vendosur nga Kosova për produktet që importohen nga Serbia.

"Prioritet është dialogu, politika e jashtme, pastaj bujqësia, ku ne besojmë se bujqësia ofron mundësi për vende pune, një mundësi që vendi ynë duke investuar në bujqësi të rrit ekonominë familjare. Tashmë në viteve të fundit jemi munduar ta fusin paketën sociale edhe në qeveri edhe në Kuvend. Paketa sociale nënkupton shtesat për fëmijët. Sigurimin social e kemi obligim. Sigurimi shëndetësor, nuk mund të kemi shëndetësi të mirëfilltë pa pasur sigurime shëndetësore", tha ai.

 Limaj tha se prioritet e kanë edhe mbrojtjen e prodhuesve vendor si dhe fuqizimin e diasporës.

Tjetër prioritet Limaj tha se e kanë edhe reformën në drejtësi. Pretendenti për kryeministër është pyetur se cili do të jetë vendimi i parë si kryeministër.

"Një kafe joformale me ministrat, unë do t'ua jap një afat gjashtë mujor për ministrat ku do të matet performanca e tyre", tha ai.

Limaj është pyetur se më kë mund të bëjë bashkëpunim pas zgjedhjeve.

 "Një ministër nuk mund të bëjë vete reforma, duhet vullneti i kryeministrit. Unë nuk do të pranoja të bashkëpunoja nëse nuk merremi vesh për pikat programore. Duhet me i lënë 2 ose tri pika të cilat ose futen me to ose nuk hy hiç", tha ai.

Limaj ka folur edhe për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa se kjo do të jetë një nga temat e para me të cilat do të merret qeveria e ardhshme. Limaj tha se edhe për çështjen e taksës duhet të negociohet.

"Pa një përmbyllje të temave të hapura me Serbinë nuk do të ketë investime siç presim. Këto investime janë të domosdoshme për të rritur zhvillimin ekonomik. Për të pasur investime duhet siguri dhe drejtësi, siguri do të thotë mbyllja e çështjes me Serbinë. Qeveria e Kosovës detyrën e parë e ka këtë çështje. Dialogu do të jetë tema qendrore. Një marrëveshje e mundshme me Serbinë duhet të ketë besimin në Kuvend dhe të qytetarëve. Taksa, asnjëherë nuk ka ndryshuar mendimi im për taksën. Taksa u vendos dhe do të hiqet kur pushojnë arsyet. Mendoj se duhet të kemi negociata edhe për taksën", tha ai.

Limaj në ‘Fol hapur’ (Drejtpërdrejt)

Lëvizja FOL organizon diskutimin me kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...