Doktorantja Flutura Beka-Kamberaj kandidate për deputete shpreson se qytetarët me votën pro ndryshimit të i kthejnë vetës edhe vendit dinjitetin e nëpërkëmbur - Bota Sot
Doktorantja Flutura Beka-Kamberaj kandidate për deputete shpreson se qytetarët me votën pro ndryshimit të i kthejnë vetës edhe vendit dinjitetin e nëpërkëmbur

Aktuale

Doktorantja Flutura Beka-Kamberaj kandidate për deputete shpreson se qytetarët me votën pro ndryshimit të i kthejnë vetës edhe vendit dinjitetin e nëpërkëmbur

Nga: F. B. Më: 20 shtator 2019 Në ora: 14:42
Flutura Beka-Kamberaj

Ajo në takimet që ka pasur me grupe të grave, biznese edhe struktura të LDK-së në Mitrovicë edhe rrethinë ka thënë se “ Qeverisja e Kosovës në udhëheqjen e LDK-së dhe kryeministres Vjosa Osmani do të jetë e orientuar në zhvillimin ekonomik, ngritje të dinjitetit qytetar dhe politikës properëndimore, që do kthej Kosovën në familjen e vendeve demokratike evropiane”

Flutura Beka Kamberaj është doktorante në fushën e Ekonomisë jashtë vendit, ndërkohë që është një nga koordinatoret dhe drejtueset e NLB Bankës në Mitrovicë, ajo është kandidate nga lista e LDK-së për deputete në zgjedhjet parlamentare dhe mban numrin 33.

Flutura ndonëse e angazhuar në doktoraturë të cilën e ka afër dhe në punën në Bankë, ka kohë përkundër tre fëmijëve (një çuni dhe dy vajzave binjake) të takohet edhe të bisedojë me qytetarët e moshave dhe profesioneve të ndryshme lidhur me rëndësinë jetike që kanë zgjedhjet për ndryshimin në qasje por edhe në qeverisje të vendit tonë.

Ajo duke shpalosur disa nga pikat e programit elektoral dhe përpjekjet që ka në nxitjen e qytetarëve që të dalin në mënyrë masovike në zgjedhje  dhe që të votohen njerëzit me duar të pastra dhe njerëzit që i takojnë gjeneratës së re – gjeneratës së republikës si pasuesit më të denjë të frymës së presidentit historik Dr Ibrahim Rugova.

Sipas deputetes së ardhshme “ Qeverisja e Kosovës me kryeministre Vjosa Osmani do të jetë kryekëput properëndimore, sipas modelit rugovian ku qytetari dhe shteti janë në rend të parë dhe larg qeverisjeve të deritashme që prodhuan korrupsion, nepotizëm edhe skandale. Qeverisja me LDK-në do të pasqyrohet para botës me te arriturat e rinisë sonë, dhe jo me politikan të korruptuar”.  

LDK si subjekti shtet-formues ka program të qartë qeverisës dhe zhvillimor në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare shprehet Beka, që beson se qytetarët kanë kuptuar rëndësinë e ndryshimit dhe besimit ndaj LDK si lëvizja gjithëpopullore që vuri themelet e shtetit tonë. 

“Vetëm orientimi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, mbështetjen e ekonomive të vogla dhe të mesme sikurse edhe krijimin e përfitimeve dhe lehtësirave  për këto ekonomi, mund të jetë barrerë dhe stopim i zbrazjes së Kosovës nga “truri” i vendit dhe gjenerata e re, që në mungesë të këtyre premisave prosperitetin e sheh jashtë vendit” thotë Flutura.

 “Me votën e qytetarëve për LDK dhe kryeministren Vjosa Osmanin ne do t’a kthejmë interesin për shtetin dhe qytetarët duke luftuar nepotizmin, korrupsionin dhe do hapim rrugën për zhvillim dhe krijimin e kushteve për investime. Vetëm me LDK në krye të vendit, qyteti i Mitrovicës që dikur ishte burim gjenerues i zhvillimit dhe punësimit, mund të rikthej rolin dhe dinjitetin dhe të jetë kthesë në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik” mendon ajo.

Flutura që i takon gjeneratës së re asaj të Republikës shprehet se “mitrovicasit janë ata që ende nuk gëzojnë lirinë e plotë të lëvizjes dhe qarkullimit dhe kthimit në pronat dhe banesat e veta në veri. Vetëm vota për LDK dhe Vjosën mund të kthejë dëshpërimin dhe humbjen e shpresës së mitrovicasve për jetë të lirë, kthim në prona dhe për punë e mirëqenie në qytetin buzë Ibrit”, ka thënë Flutura Beka Kamberaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...