KGJK pezullon nga puna gjyqtarin Sali Berisha që u arrestua dje - Bota Sot
KGJK pezullon nga puna gjyqtarin Sali Berisha që u arrestua dje

Aktuale

KGJK pezullon nga puna gjyqtarin Sali Berisha që u arrestua dje

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 15:37
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Këshilli aprovoi kërkesën e U. D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha.

KGjK, shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme.

Kujtojmë që Policia e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar dje gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhëdhësi i Prokurorisë s Shtetit, Ekrem Lutfiu, i cili ka thënë se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për keqpërdorim detyre.

”Gjyqtari i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, Sali Berisha, është arrestu me urdhër të Prokurorisë Speciale për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...