Mogherini i bën bashkë Thaçin e Vuçiqin në Nju Jork

Aktuale

Mogherini i bën bashkë Thaçin e Vuçiqin në Nju Jork

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 15:48
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq

Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të takohet me liderët nga Ballkani Perëndimor në New York më 22 shtator.

Kështu raporton Agjencia serbe e lajmeve Tanjug duke iu referuar burimeve në Bruksel.

Federica Mogherini do të ketë një darkë pune me liderët nga Ballkani Perëndimor përpara fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të KB në Nju Jork, sipas Komisionit Evropian.

Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur nga afër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Thaçi para dy ditësh ka udhëtuar për në SHBA. Aktualisht ai po qëndron në në Iowa nga ku do të shkojë edhe në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat