Ky është slogani i KQZ-së për zgjedhjet e 6 tetorit - Bota Sot
Ky është slogani i KQZ-së për zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Ky është slogani i KQZ-së për zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:09
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka marrë vendim për sloganin zyrtar të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen më 6 tetor në Kosovë.

“Votojmë për të ardhmen tonë!”, është slogani që u zgjodh nga KQZ.

Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës KQZ bëri të ditur se votimi përmes postës do të vazhdojë deri më 5 tetor. Aty kanë mundësi të votojnë mërgata që jetojnë jashtë Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...