Zyrtari i PDK-së: Dy gjëra po ndodhin në këtë fushatë

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: Dy gjëra po ndodhin në këtë fushatë

Nga: A.ZH Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:47
PDK

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Gecaj, ka thënë se në këtë fushatë, po ndodhin dy gjëra.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në garë vetëm duke sharë e fyer, pa ndonjë kauzë e qëllim.

Ndërssa, PDK, sipas tij, ka një kauzë dhe po i bind qytetarët se është koha e e ndryshimit, përcjell Bota sot.

“Dy gjëra po ndodhin në këtë fushatë. Kjo po komentohet edhe në masë neutrale. Dy parti, VV e LDK, tregojnë se janë gjallë e këtu dhe se në garë deri me tani vetëm kanë sharë, fyer e etiketuar, pra, pa ndonjë kauzë a qëllim. Në anën tjetër, një PDK e cila ka temë, qëllim e kauzë e në mënyrë të saktë e të thjeshtë po bind çdo ditë e më shumë se koha e ndryshimit ka ardhë dhe si gjithnjë ky ndryshim prapë po vie me të”, ka shkruar Gecaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat