Miku i madh i shqiptarëve feston ditëlindjen, merr urim nga Kosova

Aktuale

Miku i madh i shqiptarëve feston ditëlindjen, merr urim nga Kosova

Nga: A.ZH Më: 20 shtator 2019 Në ora: 17:00
Joseph Diogardi dhe Jusuf Buxhovi

Miku i madh i shqiptarëve Joseph Diogardi sot po festoon ditëlindjen e 79-të.

Atë me këtë rast e ka uruar edhe historiani Jusuf Buxhovi.

Ky i fundit i ka shprehur mirënjohje Diogardit për punën në SHBA, për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe internacionalizimin e çështjes së saj, përcjell Bota sot.

Postimi i Buxhovit:

Një urim dhe mirënjohje për Diogardin

Miku ynë i madh, Joseph Diogardi sot ka ditëlindjen e 79-të. Është ky rast i mirë për një urim dhe për mirënjohje njeriut që bëri aq shumë në SHBA, në fundvitet e tetëdhjeta dhe të nëntëdhjetat, për internacionalizimin e çështjes së Kosovës për ta kthyer atë në binarët e interesit perëndimor, me çka ajo nxirrej nga pushtimi serb, gjë që kështu edhe ndodhi. Në këtë mision historik, miku ynë Diogardi, pati me vete edhe në lobin shqiptaro-amerikan, që i dha krah kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat