Avni Zogiani i gjuhet në “qafë” Arsim Bajramit

Aktuale

Avni Zogiani i gjuhet në “qafë” Arsim Bajramit

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2019 Në ora: 18:02
Avni Zogiani dhe Arsim Bajrami

Kandidati për deputet i LVV-së, Avni Zogiani ka kritikuar ashpër Arsim Bajramin e PDK-së, i cili ka kërkuar që të investohet në arsim dhe jo në asfalt.

Zogiani përmes një postimi në Facebook, thotë se pas 12 vjet sa ishin në pushtet PDK-ja nuk e kërkuan një gjë të tillë, por tash në kohë fushate.

Sipas tij, PDK-ja tash po del kundër krejt mënyrës së qeverisjes së tyre në përpjekje për me mashtrue prapë.

Ja postimi i plotë:

Ka qene minister arsimi e minister i sherbimeve publike, ka qene deputet e zyrtar i larte i PDK-se...

Pra, ka qene aty çdohere kur PDK i ka dhene perparesi asfaltit para edukimit e shendetesise!

Kurre nuk e ka dhene as me te vogelen vrejtje per kte! E sot, ne fushate, mbas 12 viteve ne pushtet, del e thote se nuk duhet me fute para ne asfalt, por ne edukim.

Kjo eshte PDK-ja! Ne secilen fushate dalin kunder krejt menyres se qeverisjes se tyre ne perpjekje per me mashtrue prape!

Mirepo, kesaj radhe, as blerja e votes nuk ka me i shpetue!

VETEVENDOSJE! _#126

Avni Zogiani _#16

#erdhiDita #QeveriaKurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat