“Këto janë përrallat e Haradinajt për luftën”

Aktuale

“Këto janë përrallat e Haradinajt për luftën”

Nga: H.O. Më: 20 shtator 2019 Në ora: 18:07
Ramush Haradinaj

Ndonëse zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 6 tetor, partitë politike tashmë kanë filluar fushatën zgjedhore. Madje për të fituar besimin e qytetarëve ata po deklarohen në mënyrë të ndryshme, duke folur edhe për të bëmat e luftës.

Kështu, ish mjeku i UCK-së, Liri Loshi ka komentuar deklaratën e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, kur ky i fundit paska thënë se distance mes tij dhe forcave serbe asnjëherë nuk ka qenë më e madhe se 300 metra.

Ja postimi i plotë:

Ramushi paska thanë se distanca mes tij dhe forcave serbe asnjehere nuk ka qenë më e madhe se 300 metra. Nuk dyshoj në guximin e Ramushit, por si pjesmarrës i luftës, mund të them se distanca jonë me armikun ka qenë më shpesh 3000 metra e më rrallë 300 metra! Kur të tjerët të marrin për hero e ti nis e kallëzon përralla, atëherë miti për ty s’ka asnjë vlerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat