Kurti: Për bashkim me Shqipërinë nuk duhet hequr qafe një pjesë të territorit - Bota Sot
Kurti: Për bashkim me Shqipërinë nuk duhet hequr qafe një pjesë të territorit

Aktuale

Kurti: Për bashkim me Shqipërinë nuk duhet hequr qafe një pjesë të territorit

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:33
Albin Kurti

Në mesin e javës tjetër, një fushatë parazgjedhore fillon para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë më 6 tetor.

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi shkurtimisht se si e imagjinon të ardhmen e Kosovës si kryeministër në një intervistë për gazetën sllovene Delo.

Ai tha se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie edhe më të afërta me Shqipërinë.

“Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne kemi dy shtete, por jemi një komb. Ne nuk mund të harrojmë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë dhe Serbisë, ai nuk është kufiri shqiptar”, tha Kurti për gazetën Delo.

Kurti, po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës është një histori suksesi por shprehu urgjencën për të ndërruar pushtetin.

“Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk duhet të bëhet duke hequr qafe një pjesë të territorit tonë. Unë besoj se Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe duhet të mbetet e tillë. Ne duhet të shpëtojmë nga elita jonë politike”, deklaroi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...