Shala: LDK pa Rugovizmin s’ka asnjë kuptim; Hoti: Rugovizmi është orientim pro Perëndimor

Aktuale

Shala: LDK pa Rugovizmin s’ka asnjë kuptim; Hoti: Rugovizmi është orientim pro Perëndimor

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 22:42
Abdixhiku, Hoti dhe Shala

Kujtim Shala nga LDK ka thënë se nëse thuhet se Rugovizmi nuk është për ta tashmen është interpretim i gabuar.

“LDK pa Rugovizmin s’ka asnjë kuptim”, ka thënë Shala, njofton Klan Kosova.

“Rugovizmi nuk është vetëm politikë por mënyrë e sjelljes. Rugovizmi është respektimi i kundërshtarit kosovocentrizmi, miqësitë me partnerët tanë…këto e përbëjnë Rugovizmin”.

“Të heqim nga dorë nga këto le që s’do të kemi LDK por as shtetin. Kërkohet nga kandidatja jonë për Kryeministre që të heqë dorë nga Rugovizmi. Të tjerët copëtohet për të qenë rugovistë.

“Një përfaqësuese e LDK-së që është numri një i listë është rugoviste. Ajo di të respektojë normat e shtetit, opozitën, do të punojë bashkë me ta dhe do të rihap dyert e Kosovës. Dyert që janë mbyllur për të gjithë këta. Rugovizmi është korrektësi, raport”.

Avdullah Hoti në Zonën Zgjedhore ka theksuar se Rugovizmi është orientim pro perëndimor.

“Deri më 2008-2009-2010 marrëdhëniet ekonomike tregtare të Kosovës kanë qenë të orientuara nga BE. Gjatë qeverisjes Thaçi partner ka qenë Turqia. Kur kemi ardh në pushtet e kemi ndryshuar orientimin. Rugovizmi është orientim parimor i zhvillimit të vendit. Gjatë Qeverisë Thaçi 1 dhe 2 huatë ndërkombëtare janë orientuar nga Lindja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat