Tahiri: Sikur ta kishim kap shtetin, ne nuk do të kishim probleme me ligjin

Aktuale

Tahiri: Sikur ta kishim kap shtetin, ne nuk do të kishim probleme me ligjin

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 00:06
Abelard Tahiri

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se PDK’ja nuk e ka kap shtetin. Argument për këtë sipas Tahirit është fakti se kryetarët e komunave që qeverisen nga PDK kanë probleme me ligjin.

”Kush janë njerëzit me më së shumti aktakuza? Janë kryetarët e komunave të PDK’së”, ka thënë Tahiri në DPT te Fidani.

Ai tha se sikur PDK ta kishte kap shtetin, këta kryetarë nuk do të kishin probleme me ligjin

“Nëse ne e kishim kap shtetin, nuk do të kishim njerë që kanë probleme me ligjin”, shtoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat