Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Aktuale

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 07:11
Ilustrim

09:00

Vihet gurthemeli për ndërtimin e sheshit “Kolonel Ahmet Krasniqi” në Vushtrri. Merr pjesë dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. (Para objektit të komunës, Vushtrri)

09:00 – 21:00

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, zhvillon këto aktivitete elektorale:

09:00 – Merr pjesë në manifestimin “Ditët e Dom Mikelit” (Stubëll e Epërme, Viti)

11:15 – Vizitë në fabrikën e miellit “Thesari” (Viti)

12:00 – Vizitë në Gjilan

19:00 – Tubim në fshatin Petrovë (Petrovë, Shtime)

21:00 – Tubim në Hajvali (Restorant “Ora”, Hajvali)

10:00

Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë, organizuar nga “Let’s do it Kosova”. Marrin pjesë ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi; ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha etj. (Te Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

10:00

Kndidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, dhe te varri i ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. (Velani, Prishtinë)

10:30

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Krimet e rënda në Kosovë; Ligji VS praktika”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:45

“Let’s Do It Kosova” organizon aksion pastrimi te liqeni i Batllavës me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit. (Orllan, Podujevë)

12:00

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, shpalos programin për zhvillim ekonomik në Konventën për Zhvillim dhe Punësim. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

14:00

“Let’s Do It Kosova” organizon aksion pastrimi në Prizren me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit. (Prizren)

17:30

PDK mban tubim me qytetarë të Ferizajt. Merr pjesë kandidati për kryeministër, Kadri Veseli; kryetari i Komunës, Agim Aliu; dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë. (Shkolla “Astrit Bytyqi”, Ferizaj)

18:30

PDK mban tubim elektoral në fshatin Gaçkë të Ferizajt. Merr pjesë kandidati për kryeministër, Kadri Veseli; kryetari i Komunës, Agim Aliu, dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë. (Shkolla “Imri Halili”, Gaçkë, Ferizaj)

19:00

Promovohet libri monografik për Nexhmije Pagarushën. Merr pjesë ministri i Kulturës, Kujtim Gashi. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat