KQZ ndryshon slloganin për zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

KQZ ndryshon slloganin për zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 23:13
KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor ndryshon sloganin e fushatës së saj për këto zgjedhje.

Për shkak të asociimit të sloganit të mëparshëm më sloganin e një partie politike, KQZ e ka ndryshuar atë.

Slogani që do të përdoret nga KQZ do të jetë “ Trego fuqinë tënde-VOTO“.

Ndërsa slogani i mëparshëm ishte “Votojmë për të ardhmen tonë – KQZ”.

Por ky slogan ishte i përafërt me sloganin e një partie politike. Bëhet fjalë për sloganin e PDK-së “Ndërtojmë të Ardhmen!”.

Këtë e kishin ngritur disa anëtarë të KQZ, të cilët kishin kërkuar ndryshimin e këtij slogani, pas raportimeve se është i ngjashëm më sloganin e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat