Adrian Çollaku: Vjosa Osmani konsistente në qëndrimin kundër PDK-së - Bota Sot
Adrian Çollaku: Vjosa Osmani konsistente në qëndrimin kundër PDK-së

Aktuale

Adrian Çollaku: Vjosa Osmani konsistente në qëndrimin kundër PDK-së

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 00:04
Adrian Çollaku:

Analisti politik Adrian Çollaku ka thënë se kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka një konsistencë në qëndrimin e saj kundër Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai kështu tha në emisionin Analiza Zgjedhore, duke shtuar se nëse LDK do ta dominonte një kandidat që ka qenë pjesë e qeverisjes me PDK-në, automatikisht do t’i humbiste 20 mijë vota.

“Nëse e shohim këtë pjesë të Vjosa Osmanit, elektorati mund t’i besojë. Ajo hyri në luftë me të gjithë partinë vetëm të mos hynte në koalicion me PDK-në”.

“Ajo ka një konsistencë në qëndrimin e saj kundër PDK-së. Nëse LDK-ja do ta vendoste një kandidat që ka qenë pjesë e qeverisjes me PDK-në, automatikisht do t’i humbiste 20 mijë vota”.

“Përveç Ramush Haradinajt, të gjithë kandidatët tjerë për kryeministër e kanë një zbutje të qëndrimit sa i përket taksës 100 për-qind. Shumica e partive thonë se do ta heqin, por janë duke u munduar që ta gjejnë një rrugë që të dalin me fytyrë”.

“Kadri Veseli paralajmëroi se nëse ai bëhet kryeministër, do ta pezullojë taksën. PDK tradicionalisht nuk ka vija të kuqe ndaj subjekteve politike. Sot duket që Kadri Veseli e ka kuptuar se është më e rëndësishme të bëhet kryeministër”.

“Në vitin 2017, PDK nuk ishte e gatshme të shkojë në opozitë dhe mendoj se kjo ka qenë gabim. Tani Veseli ka mësuar nga kjo situatë – ai pretendon postin e kryeministrit ose të mbetet në opozitë”.

“Në mënyrën se si Haradinaj e ka rrëzuar qeverinë, PDK-në e ka vendosur në një pozicion të palakmueshëm. Ai tani është i vetmi që e ka rrëzuar PDK-në. Të gjitha qeveritë tjera i ka rrëzuar PDK-ja”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...