IKD: Drejtësia administrative në Kosovë joefikase dhe joefektive, vazhdon praktika e “ping pongut” me lëndë nga gjykatësit dhe organet administrative

Aktuale

IKD: Drejtësia administrative në Kosovë joefikase dhe joefektive, vazhdon praktika e “ping pongut” me lëndë nga gjykatësit dhe organet administrative

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:13
Pamje nga konferenca

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të dielën, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin analitik: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji vs praktika”, i cili përfshin monitorimin e Departamentit për Ccështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatës Supreme, nga 1 janar 2018 deri me 30 qershor 2019. 

Gjatë prezantimit të raportit, Ehat Miftaraj drejtor ekzekutiv i IKD-së, tha se nga monitorimi sistematik i drejtësisë administrative rezulton se ka mungesë të efikasitetit të gjykatave në trajtimin e rasteve administrative si dhe ndërtim të praktikave të këqija nga ana e organeve administrative dhe gjykatave. “Qytetarët e Kosovës ende ballafaqohen me vonesa të shumta në realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Pavarësisht se në vitin 2018 dhe 2019 është rritur numri i gjykatësve në Departamentin Administrativ, numri i lëndëve që kjo gjykatë ka zgjidhur gjatë kësaj periudhe është më i vogël se në vitet e kaluara. Nga 5304 lëndë të të pazgjidhura që ishin trashëguar në vitin 2017 në këtë departament, ky numër është rritur në 6093 lëndë të pazgjidhura në fund të vitit 2018”. 

Miftaraj theksoi se për të trajtuar një lëndë administrative në Departamentin Adminsitrativ në Gjykatën Themelore të Prishtinës i duhen së paku 947 ditë, përderisa në Divizionin Fiskal i duhen së paku 1189 ditë. “Praktika e ndërtuar nga gjykata, që ndikon në kohëzgjatjën e procedurave gjyqësore, është se edhe në ato ato raste kur gjykatat pas 947 ditëve vendosin në paditë administrativë, në 90% të lëndëve, gjykatat kur i aprovojnë paditë e qytetarëve i kthejnë lëndët në ri-vendosje, duke ndikuar që rastet e njëjta të kthehen në procedurë nga fillimi, dhe trajtimi i tyre të ndodhë disa herë si nga organet administrative ashtu edhe vet gjykata.”

Kaltrina Ajvazi hulumtuese në IKD, tha se gjatë kësaj periudhe janë monitoruar 133 seanca gjyqësorë në Departamentin Administrativ, ku rezulton se numri i seancave të shtyera, në krahasim me vitetet e kaluara është më i vogël. “Për dallim prej vitit 2017 ku afërsisht ishin 50% e seancave që janë shtyrë, në vitin 2018 dhe në këtë gjashtë mujor 2019 janë 29% të seancave që janë shtyrë. Ajo që vlen të theksohet është se mungon përfaqësimi në seanca i Avokaturës Shtetërore, mungesa këto që në shumë raste ndikojnë në zvarritje të procedurave për të përfunduar lëndët”.

Ajvazi theksoi se në bazë të monitormit sistematik, rezulton se një ndër problemet kryesore për zvarritje të procedurës në gjykatë është kthimi i ccështjeve adminstrative në rivendosje në organet shtetrore që njëherë kanë marrë vendim për atë cështje. “Gjykatësit e këtij departamenti me një mundësi që iu ka dhënë Ligji për Konfliktet Administrative, kanë vendosur që në 90% rastet që vijnë me padi në gjykatë nëse të njëjtat aprovohen t’i kthejnë në rivendosje, duke shtuar kohën e pritjes për qytetar. Gjykata në këtë mënyrë ndonëse konsiderohet si shkallë supreme për organet administrative, po vendos që përgjegjësinë në një formë ta largojnë nga vetja, duke krijuar shumë shkallëshmëri dhe duke “shëtitur” palët nga një organ në tjetrin për marrje të përgjigjes, e cila po krijon një lojë të “ping pongut” me lëndët administrative.”

Sipas Ajvazit, në këto lëndë administrative problemi kycc është tek gjykata, e cila nuk vendos meritorisht por i kthen rastet në rivendosje edhe pse nga praktika ka rezultuar se kthimi i tyre është humbje kohe, kjo për faktin se organet administrative edhe për herën e dytë vendosin pothuajse në mënyrë identike si në herën e parë.

Raporti ka trajtuar një problem të veccantë të zvarritjes së trajtimit të lëndëve administrative nga Gjykata e Apelit, e cila për më shumë se pesë vite ka mbajtur afërisisht rreth 200 lëndë pa i trajtuar. “Gjatë fazës transitore në mes të sistemit të vjetër organizativ të Gjykatave me sistemin sipas ligjit të ri, Gjykata Supreme kishte në punë rreth 200 lëndë administrative, të cilat kishin kaluar në kompetencë të Gjykatës së Apelit. Kjo gjykatë për rreth gjashtë vite, pa ndonjë arsye dhe pa bazë ligjore kishte mbajtur në sirtar këto lëndë, duke përdorur si arsyetim faktin e shuarjes së Bordit për Rishqyrtimin e Ankesave. Këtu ka pasur një dështim të kësaj gjykate, e cila për pesë vite ka dështuar t’i trajtojë këto raste”, tha Ajvazi.

IKD gjatë monitorimit ka gjetur së në shumë raste administrative, gjykatësit nuk i zbatojnë politikat e Këshillit Gjyqësor lidhur me trajtimin e lëndëve sipas radhës, ku janë identifikuar raste se lëndë të pranuara në vitin e fundit janë trajtuar para lëndëve të pranuara në vitetet paraprake. 

Hulumtuesja Ajvazi theksoi një gjetje të monitorimit rreth mospërfaqësimit adekuat të institucioneve shtetërore nga Avokatura Shtetëtore, e cila shpesh ka dështuar të mbrojë interesat publike, në rastet kur të paditura janë instistucionet publike.

IKD ka ofruar rekomandime konkrete se si të shtohet efikasiteti dhe efektiviteti i trajtimit të rasteve administrative nga gjyqësori.

Për më tepër, gjeni të bashkangjitur raportin e publikuar “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji vs praktika”.

Gjeni të bashkangjitura edhe foto nga konferenca për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat