Donika Gërvalla përkrah këtë kandidat të LDK-së për deputet - Bota Sot
Donika Gërvalla përkrah këtë kandidat të LDK-së për deputet

Aktuale

Donika Gërvalla përkrah këtë kandidat të LDK-së për deputet

Nga: A.ZH Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:18
Donika Gërvalla

Donika Gërvalla nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjermani, po shprehur përkrahjen e saj për kandidatin e LDK-së për deputet Rexhep Gjergjin.

Gërvalla në një postim në Facebook, ka thënë se Gjergji është një prej viganëve të fundit të kohës kur LDK-ja donte dhe dinte të bënte shtet.

Ajo ka thënë se vota për Gjergjin, është votë për dijen në vend të injorancës.

Postimi i Gërvallës:

Profesor Rexhep Gjergji

Image

Një prej viganëve të fundit të kohës kur LDK dinte dhe donte të bënte shtet. Atëherë në krah të profesor Aganit ndër më të rinjtë, trim, i ditur dhe i mençur. Sot në krah të Vjosa Osmanit si garancë e dinjitetit, mençurisë, mendimit të hapur, të peshuar mirë dhe të qartë e të guximshëm.

Vota për Rexhep Gjergjin është votë për dijen në vend të injorancës, për kompetencë në vend të korrupsionit, për dinjitet në vend të oportunizmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...