Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social, në 21 vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Llladrovci, i ka përkujtuar këta të fundit duke thënë se kanë dhënë shëmbullin suprem të përkushtimit për liri dhe çlirimin e Kosovës.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u mposht nga ofansivat e shtatorit 1998 në saje të guximit dhe trimërisë së dëshmorëve dhe heronjve tanë”, tha Thaçi.
Postimi plotë:
Para 21 viteve ranë heroikisht në ballë të betejës Komandanti Fehmi Lladrovci dhe bashkëluftëtarja e tij Xhevë Krasniqi - Lladrovci, duke dhënë shembullin më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u mposht nga ofansivat e shtatorit 1998 në saje të guximit dhe trimërisë së dëshmorëve dhe heronjve tanë. HTH