Kadri Veseli: Të bashkuar duhet ta luftojmë korrupsionin

Aktuale

Kadri Veseli: Të bashkuar duhet ta luftojmë korrupsionin

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 15:45
Kadri Veseli

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se duhet bashkuar për ta luftuar korrupsionin në mënyrë që të ndërtohet një e ardhme më e mirë për vendin.

“Ne mbajmë mbi supe barrën e rëndë të amanetit të bashkëluftëtarëve që na kanë rënë në fushëbeteja, duke ëndërruar një Kosovë të zhvilluar dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Të bashkuar luftuam për t’u çliruar nga pushtuesit dhe të bashkuar duhet ta luftojmë edhe korrupsionin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën” shkroi Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat