Edhe Kosova mund të goditet nga një tërmet i fuqishëm sikurse Shqipëria në 50 vitet e ardhshme

Aktuale

Edhe Kosova mund të goditet nga një tërmet i fuqishëm sikurse Shqipëria në 50 vitet e ardhshme

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Shqipëria u godit nga disa tërmete, ku më i fuqishmi ishte ai 5.8 shkallë me epiqendër në Durrës.

Përveç dëmeve materiale, mbi 100 persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që kishin pësuar, shkruan Indeksonline.

Por, a rrezikohet territori i Kosovës nga një tërmet i tillë në vitet e ardhshme?

Indeksonline kontaktoi me udhëheqësin e Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, sizmologu Shemsi Mustafa për ta pyetur rreth kësaj.

Ai u shprehë se territori i Kosovës është një terren aktiv në aspektin sizmotektonik dhe mund të goditet nga një tërmet si në Shqipëri në 50 vitet e ardhshme.

“Territori i Shqipërisë në aspektin sizmotektonik përfaqëson një terren aktiv, të dhënat për tërmetet nga e kaluara dëshmojnë qartë se dukuria e tërmeteve te forta në disa pjesë të territorit të Shqipërisë ka qenë evidente shumë herët dhe në bazë të këtyre ngjarjeve sizmike në të kaluaren,  Shqipëria zë vend në zonën me aktivitet të lart sizmik.”

“Territori i Kosovës në aspektin sizmotektonik përfaqëson një terren aktiv, të dhënat për tërmetet nga e kaluara dëshmojnë qartë se dukuria e tërmeteve te forta në disa pjesë të territorit të Kosovës ka qenë evidente shumë herët dhe në bazë të këtyre ngjarjeve sizmike në të kaluaren,  Kosova zë vend në zonën me aktivitet sizmik. Bazuar ne Hartën e rrezikut sizmik për Kosovë që jap disa te dhëna për tërmetet për periudha kthyese,  pra në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike, sipas hartës se rrezikut sizmik për një periudhë kthyese 50 vite mund te ndodh një termet me magnitud deri 6.0 shkallë te riterit, kurse për një periudhë kthyese 100 vite mund te ndodh një termet me magnitud deri 6.1-6.5 shkallë te riterit kështu që në ketë fuqi të këtij lloji te tërmetit e quajmë si termet i fuqishëm-shkatrrues.”, u shprehë ai.

Tutje, Mustafa shtoi se shkalla e rrezikshmërisë varet nga vet qytetarët.

“Shkalla e rrezikshmërisë varet edhe nga vetë ne, se sa jemi të përgatitur për fatkeqësitë natyrore, sepse tërmeti është një fenomen natyror që ndodh pa paralajmërim, me një fjalë, ne nuk mundemi ti ndalim tërmetet por në mundemi të zvogëlojmë apo të reduktojmë dëmet nga fatkeqësitë natyrore duke i respektuar të gjithë parametrat e dalura nga Rrjeti Sizmik për territorin e Kosovës si kritere për ndërtime te larta.”

“Harta e rrezikut Sizmik për Kosove tregon se perioda e përsëritjes për tërmetet me magnitudë MË=4.5, 5.5, 6.0 dhe 6.5 janë përkatësisht 3.1, 14.2, 69.8 dhe 502.4 vjet; ndërsa një tërmet me magnitudë MË=6.7 përsëritët mesatarisht çdo 2446 vjet. Nga pikëpamja probabilitare, çdo 50 vjet pritët një tërmet me magnitudë MË=5.9  me probabilitët 51.2%; dhe çdo shekull, një tërmet me magnitudë deri në 6.1 me probabilitët 76.2%.”

“Që të ka një siguri më të mirë në të ardhmen duhen të merren masa për të analizuar më seriozisht situatën e ndërtimeve pa kufi dhe rreziqeve që ato sjellin si rezultat i mungesës së studimit në një pjesë të mirë të tyre të kriterit gjeologo-inxhinierik, inxhinieri sizmike, gjeomekanik dhe gjeofizik.”, përfundoj Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat