Osmani: Kosova humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive - Bota Sot
Osmani: Kosova humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive

Aktuale

Osmani: Kosova humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 16:24
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i humb 400 mijë euro në ditë si pasojë e aferave korruptive.

Në Keqekollë, të dielën, ajo ka thënë se pas 6 tetorit “Kosova nuk do të përfaqësohet më nga ata që shkatërrojnë miqësitë me parterët tanë”.

“Kosova i humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive. Paramendoni sa do të ishim 400 mijë por të investoheshim në Gollak. Kjo humbje vjen si pasojë e krimit dhe korrupsionit në baza ditore”, ka thënë ajo, bën të ditur LDK-ja përmes një njoftimi për media.

“Të tjerët që ju premtojnë Zvicra dhe kanë parulla kundër korrupsionit, ata janë vetë sinonim i korrupsionit. Të tillët nuk i duhen Gollakut dhe as Kosovës. Ata japin fjalë të mëdha, por kurrë asnjë punë të mirë për Kosovën nuk e kanë bërë. Prandaj nuk meritojnë një shans të dytë”, ka shtuar Osmani.

Osmani ka thënë se nëse ajo merr qeverinë “s’do të keqpërdoret asnjë cent”.

“Me fitoren e LDK-së, Kosova do të qeveriset me duar të pastra, nga njerëz të punës dhe pendës, nga njerëz që kanë punuar me nderë. Kosova sot ka një imazh shumë të keq. Kosova sot përfaqësohet nga njerëz që kanë shkatërruar miqësitë, të cilat me shumë mund i ka ndërtuar presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova”, tha Osmani.

Osmani në Gollak: Kosova s’do të përfaqësohet më nga ata që shkatërrojnë miqësitë

Me përkrahjen e fortë qytetare për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pas 6 tetorit, Kosova nuk do të përfaqësohet më nga ata që shkatërrojnë miqësitë me parterët tanë.

Kështu ka thënë kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me banorët e zonës së Gollakut.

“Me fitoren e LDK-së, Kosova do të qeveriset me duar të pastra, nga njerëz të punës dhe pendës, nga njerëz që kanë punuar me nderë. Kosova sot ka një imazh shumë të keq. Kosova sot përfaqësohet nga njerëz që kanë shkatërruar miqësitë, të cilat me shumë mund i ka ndërtuar presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova”, tha Osmani.

Ajo pohoi se vetëm LDK-ja është parti që i ka dyert e hapura çdo kund në botë.

***

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, tha sot në Keqekollë, se Kosova i humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive.

“Kosova i humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive. Paramendoni sa do të ishin 400 mijë po të investoheshin në Gollak. Kjo humbje vjen si pasojë e krimit dhe korrupsionit në baza ditore”, tha Osmani.

Ajo ka folur edhe për premtimet e oponentëve të saj politikë.

“Të tjerët që ju premtojnë Zvicra dhe kanë parulla kundër korrupsionit, ata janë vetë sinonim i korrupsionit. Të tillët nuk i duhen Gollakut dhe as Kosovës. Ata japin fjalë të mëdha, por kurrë asnjë punë të mirë për Kosovën nuk e kanë bërë. Prandaj nuk meritojnë një shans të dytë”, tha Osmani.

Para qytetarëve të Gollakut dhe gjithë qytetarëve të Kosovës ajo është zotuar se asnjë cent i buxhetit gjatë qeverisë së saj nuk do të keqpërdoret.

“Asnjë cent i taksave tuaja nuk do të keqpërdoret. Atëherë kur nuk keqpërdoren taksat tuaja, puna juaj, atëherë taksat ju kthehen qytetarëve. Atëherë kur bizneset përkrahen dhe nuk ju kërkohet haraç, nuk ju bëhet presion, atëherë nëpërmes tyre do t’ju ndihmojmë juve. Taksat e juaja do të shfrytëzohen për arsim më cilësor, për shëndetësi e cila shëron qytetarët, dhe jo siç është aktualisht”, tha Osmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...