Sadiku: Përkrahja për Vjosën është sikur në kohën e Rugovës - Bota Sot
Sadiku: Përkrahja për Vjosën është sikur në kohën e Rugovës

Aktuale

Sadiku: Përkrahja për Vjosën është sikur në kohën e Rugovës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 16:38
Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani dhe Izet Sadiku

Kryetari i degës së pestë të LDK-së, Izet Sadiku, ka thënë se përkrahja qytetare për Vjosa Osmanin është aq e madhe sikur në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova.

Gjatë një tubimi në Keqekollë, Sadiku ka shtuar se nuk janë vetëm anëtarësia dhe përkrahësit e LDK-së, por edhe ish-anëtarët e partive tjera, të cilët po përkrahin kandidaten Osmani për kryeministre,.

“Gollaku cilësohet për mikpritje, bujari dhe trimëri, sepse ky lokalitet ka qenë historikisht ballafaqimi i parë me Serbinë. Kjo trevë ka qenë besnike e liderit historik të shqiptarëve, Ibrahim Rugovës. Kandidatja jonë, Vjosa Osmani, e ka përkrahjen e kësaj zone dhe gjithë Kosovës, sikur në kohën e Presidentit Rugova”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...