Veseli në Kamenicë: Do të ketë subvencione të veçanta për banorët e zonave kufitare

Aktuale

Veseli në Kamenicë: Do të ketë subvencione të veçanta për banorët e zonave kufitare

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Kadri Veseli, ka biseduar sot me banorët e Roganës dhe Koretinit të Kamenicës lidhur me programin zgjedhor të kësaj partie.

Veseli me këtë rast u zotua se në fokusin e qeverisjes së tij do të jetë gjithmonë qytetari kudo që ai jeton, për t’ia përmirësuar jetesën dhe ngritur mirëqenien, dhe jo për t'ia vështirësuar jetën me mbyllje të shkollave, duke aluduar kështu në vendimin e kreut të Kamenicës Qendron Kastrati për mbylljen e 19 shkollave.

“Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare për ta zhvilluar jetën e tyre atje. Jetësimi i programit tonë garanton mundësi të shumta për rininë, vende të reja pune dhe perspektivë më të madhe për vendin. Bashkohuni me mua për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, për ty dhe shtetin!”, shkruan Veseli në llogarinë e tij personale në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat