Labi e jep pagën e këtij muaji për vogëlushen që siguron paratë për barna duke pikturuar - Bota Sot
Labi e jep pagën e këtij muaji për vogëlushen që siguron paratë për barna duke pikturuar

Aktuale

Labi e jep pagën e këtij muaji për vogëlushen që siguron paratë për barna duke pikturuar

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 18:27
Labinot Tahiri

Pikturat e artistes së vogël Yllka Letit, e cila i shet ato për të siguruar mjete që t’i blejë barërat për shërimin e sëmundjes që ajo ka, kësaj radhe disa prej tyre ka vendosur që t’i blejë ish-deputeti Labinot Tahiri

Por, përveç blerjes së pikturave, pagën e këtij muaji, kandidati i AAK’së për deputet ka vendosur që t’ia jap asaj.

Duke bërë thirrje edhe të njerëzit tjerë vullnetmirë, Tahiri, në rrjetin social Facebook, ka thënë se ai nuk blen vota por dhuron para.

“Unë nuk blej vota, por dhuroj paratë për rastet të tilla. Kësaj radhe dhuroj prapë si shumë raste të tjera, pagën e këtij muaji të deputetit. Këtë e bëj se dua ta kujtoj têrê jetën se sa isha deputet, kam ndarë nga vetja atë rrogë që i takon fëmijëve të popullatës sonë, se nesër më nuk i dihet se si ndodh”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Labinot Tahiri, ka thënë që pikturat do t’i blejë që njerëzit tjerë ta bëjnë edhe më shumë këtë gjë.

“Yllkës për pikturat të cilat ajo i shet për t’i siguruar paratë për barnat e saj, do të ja dhuroj pagën time dhe do të shkoj t’i blejë disa piktura, me qëllim që masa të bëjnë edhe me shumë një gjë të tillë”, përfundon Tahiri.

Yllka Leti nga Prishtina përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për blerjen e barërave për sëmundjen që ka. Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...