Rreziku nga tërmetet, Mustafa: Pas lufte ka pasur ndërtime të egra, asnjë kompani ndërtimore nuk sjell studim mikrosizmik

Aktuale

Rreziku nga tërmetet, Mustafa: Pas lufte ka pasur ndërtime të egra, asnjë kompani ndërtimore nuk sjell studim mikrosizmik

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se Kosova po përballët me ndërtimet e egra që kanë ndodhur pas luftës pa ndonjë trajtim të çështjet sizmike dhe gjeologjike në rast të ndonjë tërmeti.

Mustafa ka thënë se pas luftës kanë ndodhur ndërtime të egra dhe se trajtimi i çështjes sizmike dhe gjeologjike në rast të ndonjë përballje me tërmet dyshohet se nuk është shikuar.

“Pas lufte ka qenë një ndërtim i egër dhe ka mundësi që nuk janë trajtuar çështjet sizmike dhe gjeologjike. Asnjë kompani vendore nuk ka sjell material në shërbimin gjeologjik nuk ka sjell studim mikrosizmik se a ka ndonjë vërejtje ose jo, përveç kompanive të huaja”, ka deklaruar Mustafa në Klan Kosova.

“ Tani e tutje për këtë çështje do të ketë ndjekje ligjore. Ka shumë pak ndërtesa që kanë marrë leje. Duhet të bëhen studime mikrosizmike për të gjitha zonat që është plan të bëhen ndërtime të larta mbi tetë katërshe”.

”Në momentin që një x ndërtesë është nga vitet ’65 dhe nuk është intervenuar asgjë atëherë është për tu shqetësuar. Pas luftës janë bërë ndërtime të mëdha por nuk janë përfshirë fare komponenta të sizmikes. Në atë aspekt udhëzimi administrativ, jep disa parametra që zyrtarët komunalë në bazë të tyre e analizojnë se çka duhet të bëjnë. Duke analizuar studimin mikrosizmik, zyrtarët komunalë duhet ta dinë nëse një ndërtesë duhet përforcuar apo duhet shkatërruar”.

”Shërbimi gjeorgjik i Kosovës i ka kryer këto procedura për një data bazë që duhet me u përfundu por tani ai kërkon intervenim në nivel lokal. Nëse objektet nuk plotësojnë kriteret, ato objekte duhet të përforcohen apo të shkatërrohen nëse nuk ka mundësi intervenimi në të dhe këto objekte mund t’ju bëjnë ballë disa tërmeteve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat