Besnik Tahiri prezanton vizionin e tij për angazhim në politikë

Aktuale

Besnik Tahiri prezanton vizionin e tij për angazhim në politikë

Nga: N.H Më: 22 shtator 2019 Në ora: 20:32
Besnik Tahiri dhe Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri ka prezantuar vizionin e tij për çështjet për të cilat do të angazhohet në politikë.

Tahiri, ka thënë se në kuadër të 100 zotimet e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, përmes programit 100% Kosovë, parashihet fondi prej 10 milionë euro për mbështetjen e iniciativave komunale dhe “stimulimin e politikave që synojnë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë

Të nderuar qytetarë,

Në garën për t’iu përfaqësuar, ashtu si në zgjedhjet paraprake, dalë para jush me vizion të qartë për angazhimin tim në çështjet për të cilat qëndroj dhe angazhohem në politikë.
Me rezultatet e paraqitura kam dëshmuar para jush të arriturat në 15 muaj të punës në procesin e reformave, duke listuar rezultatet:

• Reforma e administratës shtetërore;
• Koordinimi dhe mbështetja e qeverisë për komunat;
• Përkushtimi në reformat sektoriale në përmirësimin e politikave publike dhe uljen e barrierave inspektuese dhe administrative për sektorin privat;
• Koordinimi me partnerët në agjendën e përbashkët zhvillimore.

Para jush gjatë këtyre ditëve do të paraqes angazhimin tim sektorial në fushat e fokusit tim profesional.

Në këtë kuadër, në 100 zotimet e kryeministrit Haradinaj përmes programit 100% Kosovë, parashihet fondi prej 10 milionë euro për mbështetjen e iniciativave komunale dhe stimulimin e politikave që synojnë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat