Molliqaj: Nuk e heqim taksën vetëm sa për të rifilluar dialogu

Aktuale

Molliqaj: Nuk e heqim taksën vetëm sa për të rifilluar dialogu

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:33
Dardan Molliqaj

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se dialogu me Serbinë është temë urgjente.

Sipas tij partitë tjera politike nuk janë duke u marrë fare me këtë fakt, njofton Klan Kosova.

“Pozicionet që ata përfaqësojnë, qytetari i Kosovës nuk është dakord. Këta nuk po marrin guximin të thonë se me këtë program garojmë. LDK e di se do të ketë kompromis. Po doli me këtë opsion votuesi nuk do ta votojë. PDK për ndërrim territoresh, nuk është e mundur. Edhe Vetëvendosje po shpërfytyrohet. Të gjithë po shmangen. Dialogu për Qeverinë e ardhshme është “Elefanti në dhomë””, ka thënë Molliqaj, njofton Klan Kosova.

Ai në Magazina Zgjedhore ka thënë se koalicioni i tyre nuk është që të hiqet taksa, përveç se me njohje.

“Gjëja kryesore që do të japim është tregu. A mund të ketë marrëveshje para marrëveshjes dhe kur ka një kornizë-marrëveshje, atëherë edhe mund ta heqësh taksën më herët ose më vonë. Nëse nuk ka shkëmbim me njohjen nuk mendoj se në këtë fazë duhet të hiqet taksa”.

“Po. Nëse ka një para-marrëveshje që është garancë dhe e shkruar dhe e pranuar për dy palët dhe faktorin ndërkombëtar që të ketë para-marrëveshje dhe rezultati i saj të jenë ‘këto pika’ janë të paprekshme dhe rezultati i saj është njohja. Të suspendohet taksa për të krijuar kushtet për të nisur dialogu është gabim. Nuk e heqim taksën vetëm sa për të rifilluar dialogun”.

Sipasa tij marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Gjëja e parë që na vjen në derë është dialogu. Deri në prillin e vitit të ardhshëm marrëveshja do të jetë mes Kosovës dhe Serbisë. Është përgjegjësi e jona sepse kësaj radhe është njëfarë referendumi”.

“Insistimi për mbajtjen e taksës e minimizon kompromisin që do të duhej të bëjë Kosova. Çështja është me çfarë koncepti po hyn në dialog”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat