Konjufca dhe Hyseni në Zvicër: Fal mobilizimit tuaj vota e diasporës vendimtare për fitorën e Vetëvendosjës!

Aktuale

Konjufca dhe Hyseni në Zvicër: Fal mobilizimit tuaj vota e diasporës vendimtare për fitorën e Vetëvendosjës!

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:41
Foto

Glauk Konjufca dhe Mentor Hyseni kandidatë për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE ! kanë mbajtur dy takime madhështore me aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjës VETËVENDOSJE ! në Zvicër në qytetët e Cyrrihut dhe Gjenevës në këtë fundjavë.

Ndërsa nënvizuan rolin vendimtar të diasporës në organizimin dhe financimin e rezistencës dhe luftës në vitet 90ta, ata thanë se ka ardhur koha përsëri Diaspora të ketë rolë vendimtar kësaj radhe në fitorën e ndryshimit duke shtjelluar në detaje programin ekonomik dhe për diasporën të LËVIZJËS VETËVENDOSJE!.

Kandidati për deputet Mentor Hyseni ftojë për një mobilizim sa më të madhë që të sigurohet fitorja e Lëvizjës VETËVENDOSJE! në krye me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës Albin Kurti.

“Ndryshimi i shumëpritur në Kosovë ka një emër dhe ky emër është Kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti. Prandaj, ftojë secilin nga ju që të mos kursej forcat, të mos kursej zërin që së bashku të përçojmë programin e Lëvizjës VETËVENDOSJE! dhe Qeverisë së Albin Kurtit te çdo bashkëqytetar dhe dashamirës i yni që beson se gjërat duhet të ndryshojnë dhe se vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! mund të sjellë ndryshimin” u shpreh Hyseni.

Mentor Hyseni tha se për herë të parë vota e Diasporës jo vetëm se do ndryshohet por edhe do jetë vendimtare për fitorën e ndryshimit. “Diaspora është aktualisht forca më e madhe e ndryshimit në Atdhe dhe do jetë elementi kyç i ndryshimit të madhë që do vije pas 6 Tetorit duke i sjellur fitorën VETVENDOSJËS! “

Mentor Hyseni vuri falemderojë aktivistët dhe i përgëzojë për mobilizimin e madhë që ka bërë që mbi 42000 qytetar të Diasporës të regjistrohen për të votuar përmes postës dhe që me mijëra tjerë fal organizimit të aktivistëve në diasporë do të udhëtojnë për të votuar në Atdhe.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka paraprirë faktorizimit të votës së Diasporës duke u mobilizuar bashkarisht me ju aktivistë të diasporës për të vënë në lëvizje dhe faktorizuar diasporën dhe zërin e saj në këto zgjedhje. Falë angazhimit tuaj është arritur të shumëfishohet numri i atyre që votojnë nga diaspora në 42000 qytetar të regjistruar dhe është organizuar logjistika për të sjellur të votojnë në Kosovë ata që dëshirojnë të votojnë në Atdhe dhe me mijëra e mijëra mërgimtar po vijnë me 6 Tetor për të sjellur ndryshimin në vend falë mobilizimit të gjithsecilit prej jush.”

Organizimi i këtyre dy tubimëve madhështore për nga pjesëmarrja dhe cilësia dëshmuan se dega e Lëvizjës VETËVENDOSJE! në Zvicër është mobilizuar dukshëm për të mbështetur fitorën e LËVIZJËS VETËVENDOSJE! në këto zgjedhje gjersa kandidatët u shprehen se nga këto takime kanë dalur edhe më të vendosur dhe se ndryshimit i japin kuptim aktivistët e mirëfilltë si aktivistët e degës në Zvicër dhe simpatizantët shumtë që kanë sytë kah VETËVENDOSJA si e vetmja shpresë për një ndryshim rrënjësor të politikës dhe ndarjës nga e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat